Kryeministri italian Mario Draghi është infektuar me Covid-19.
Si rrjedhojë kryeministri italian nuk do të shkojë në Afrikë këtë javë për të diskutuar rreth uljes së vartësisë nga gazi rus ashtu sikur ishte planifikuar në axhendën e tij, tha zyra e Draghi.
Në vende të tij në Afrikë do të shkojnë ministra të ndryshëm të qeverisë italiane, shkruajnë mediet italiane. Draghi kishte në plan të vizitonte Republikën e Kongos dhe Angolën më 20 dhe 21 prill për të nënshkruar kontratat e energjisë.
Italia, e cila importon rreth 95% të gazit që konsumon, është një nga vendet evropiane më të varura nga gazi rus, me 45% të importeve të saj që vijnë nga Rusia.
Për sa i përket gjendjes shëndetësore, Draghi nuk ka asnjë simptomë nga koronavirusi.
Qeveria italiane ka aplikuar sanksione të mëdha kundër Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës./albeu.com