Deri më tani, mediat britanike, kanë vëzhguar numrin e deputetëve konservatorë që kanë deklaruar mbështetjen e tyre për pretendentët e mundshëm në zgjedhjet e lidershipit.
Hidhini një sy raportit të fundit të SkyNews:
Rishi Sunak – 56
Boris Johnson – 33
Penny Mordaunt – 17
Askush nuk e ka thënë ende publikisht se do të kandidojë.
Raporti i SkyNews bazohet në deputetët që kanë thënë për BBC se kë po mbështesin, ose deklarojnë publikisht për një kandidat të mundshëm.
Emra të tjerë që përmenden si pretendentë të mundshëm janë ish-sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe sekretarja e tregtisë ndërkombëtare Kemi Badenoch. Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace më herët e përjashtoi veten nga gara.
Kandidatët kanë nevojë për mbështetjen e të paktën 100 deputetëve deri në orën 14:00 të së hënës, prag shumë më i lartë se gara e fundit për lidership./albeu.com