Referendumet ruse në rajonet ukrainase, vjen reagimi i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i ka cilësuar të rreme referendumet e Rusisë dhe tha se ato nuk kanë asnjë legjitimitet.

“Referendumet false nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës, agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një përshkallëzim i mëtejshëm në luftën e Putinit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të rrisë mbështetjen për Ukrainën”