Kryeministri i Pakistanit Irman Khan, i cili arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit nga opozita, akuzon zyrtarin e lartë amerikan Donald Lu si të përfshirë në një komplot për ta rrëzuar atë nga qeverisja.
Khan pretendon se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.
Donald Lu ka shërbyer në Indi dhe Pakistan si Oficer Politik, dhe gjithashtu ka shërbyer si Asistent Special i Ambasadorit në Nju Delhi, Indi. Lu ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.