Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në jug të Shqipërisë, në kuadër të vizitës së tij me minoritetet greke në Himarë dhe Derviçan.
Aktualisht kryeministri grek ndodhet në Derviçan. I pranishëm atje është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramai cili falënderoi Mitsotakin për vizitën e tij në jug. Gjatë fjalës së tij në Derviçan, Mitsotakis tha se dita e sotme është një ditë emocionuese për të. Kryeministri grek kujtoi vizitën e babait të tij në po të njëjtin vend në Derviçan, 30 vite më parë.
Ai tha se minoritetet greke në Shqipëri janë urë miqësie mes dy vendeve, teksa theksoi sërish mbështetjen e Greqisë për minoritetet greke në jug.
Më tej Mitsotakis nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai u shpreh pozitiv se dy vendet me bashkëpunim të ngushtë mund të arrijnë në zgjedhjet e çështjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Mitsotakis: Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen. U mërzita ku u anulua vizita ime këtu në fillim të dhjetorit. Por premtova që do vija t’ju takoja para mbylljes së vitit. Moment emocionues për mua. Nuk mund të harroj faktin se para 30 vitesh këtu erdhi babi im, pak para se të shembej regjimi komunist në Shqipëri. Aso kohe babi im tha: minoriteti grek urë miqësie midis dy vendeve. E njëjta gjë vlen edhe tani. Me Ramën kemi bashkëpunim të ngushtë. Në mund të zgjidhim çështjet bashkë në çdo fushë.