Kryeministri Edi Rama sot më 4 korrik feston ditëlindjen. Kreu i qeverisë që nga 2013 mbush sot 58-vjeç.
Para se të zgjidhej kryeministër. Rama ka mbajtur disa pozicione të tjera në politikë.
Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku Lulzim Basha i PD i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.
Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori edhe mandatin e tretë.