Kryeministri çek: Uroj anëtarësim sa më të shpejt për Shqipërinë dhe RMV në BE

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, gjatë fjalës së tij në konferencën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen u shpreh se vendi I tij e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera, në ditën e nisjes së negociatave me BE, ai u uroi dy vendeve, Shqipërisë dhe RMV, anëtarësim sa më të shpejt në BE.

“Ne duhet të jemi më të fortë nga zgjidhja juaj që është. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtin  qëndrim me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të falënderojmë dhe presidencën franceze dhe dedikimin  që na solli në këtë moment, e ardhmja e BE është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj anëtarësimin më të shpejtë në anëtarësimin në BE”, tha Fiala.

 


Shtuar 19.07.2022 09:29