Deputetja dhe ish-krytarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish sekretarin e përgjithshëm të kësaj force, Tedi Blushin, të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë.
Në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku Kryemadhi tha se Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut. Me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi.