Kryemadhi thumbon Ramën: Sulmojnë njëri-tjetrin, si ata që shqyejnë këlyshët e vet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar ditën e sotme Partinë Socialiste, teksa ishte në Peqin në një takim me banorët duke u shprehur se kandidatët e Rilindjes punojnë për veten dhe për të thyer listën, ndërsa ata të LSI-së për skuadrën.

Më tej Kryemadhi është shprehur se ata shyqyejnë njëri-tjetrin.

“Nuk ja vlen të merresh fare me të, sepse vetë prezenca gjithë të rinjve dhe të rejave dhe banorëve të Peqinit. Një nga avantazhet që kemi pasur gjatë kësaj kohe, pandemia na ka dhënë mundësinë për të kontaktuar drejt për së drejti me njerëzit. Pra për të mos shkuar nëpër takime të mëdha, mitingje, që e distancojnë politikanin nga qytetari, por në takime të vogla në grupe, grupe, shpi në shpi më me këmbë në tokë dhe të jemi më prezent në familjet shqiptare.

Mendoj se ky Kod Zgjedhor që e bëri për të eliminuar, frustuar apo zvogëluar opozitën, ja ka dhënë shansin LSI-së për t’u zgjeruar në të gjithë spektrin politik dhe për të rritur pjesëmarrjen e angazhimin. Kandidatët e LSI ndryshe nga kandidatët e Rilindjes, nuk ka fokus kush merr vota për të thyer listën, kanë fokus se si të shtojmë votat tek kutia e LSI. Ne jemi ekip, solidar me njëri-tjetrin, ndërsa ata shqyejnë njëri-tjetrin, siç ata që shqyejnë këlyshët e vet.”, tha Kryemadhi.


Shtuar 1.04.2021 12:20