Gjatë fjalës së Kryetares së Parstisë LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në foltoren e protestës tha se Rama kërkon të shesë Shqipërinë, po duket se sot sheshi ndriçon nga shpresa.
Monika Kryemadhi: Mirëmbrëma Tirana e bukur, që Veliaj e ka errësuar, por e ka ndircuar shpresa e shqiptarëve. Edi Rama, pronar I inceneratorëve me avokatin e tij, Veliaj, fusin në xhep paratë tuaja të inceneratorëve. Ju na jepni forcë për të përballur këtë situatë. Prandaj sot, ne më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë, që i vetmi flamur parie është flamuri shqiptar. Ky flamur I bukur që në fushën e tij ka gjakun e shqiptarëve që dhanë jetën për Shqipërinë, që u betuan për Shqipërinë, Ky flamur është motivi ynë më I madh për Shqipërinë Europiane, ka rëndësinë më të madhe sepse Rama me open Ballkan kërkon ta çnderojë. Miq, më shumë se kurrë ky bulevard është mbushur, po jep shpresën shqiptarëve, detyra e opozitës është të mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë. Shqipëria është në rrezik, jo sepse Rama është kryeministër por sepse është vegël qorre e grupeve anti shqiptare, sepse siç shiti kosovën po shet dhe Shqipërinë. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e politikës. Shqipëria do të kërkojë të qeveriset nga politikanë të mirë./albeu.com