Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar për kreun e ri të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryemadhi duket se nuk ka ndjekur të njëjtën linjë me Bashën dhe Partinë Demokratike, të cilët i grisën fletat e votimit dhe nuk pranuan të votonin për Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit.
Kjo mund të jetë hapi i parë i një ndarjeje mes dy partive opozitare, pasi është lajmëruar edhe më herët se LSI do të bëjë opozitë e ndarë nga PD./albeu.com