Kryemadhi në Kishën e Shën Ndout në Laç, merr një dhuratë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot Kishën e Shën Ndout në Laç.

Pas kungimit, Kryemadhi ka marrë edhe një “dhuratë”, ndërsa shfaqet me një vajzë të vogël në krah.

Kryemadhi thekson se kjo është një arsye më shumë për të punuar për një të ardhme të sigurt.

Postimi i Kryemadhit

Sot në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, Laç. ⛪️ Pas kungimit nuk mund të kishte dhuratë më të bukur me një engjëll në krah, një arsye më shumë për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe Europiane për të gjitha bebet shqiptare.  /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 09:03