Kryebashkiaku i Kievit: 5 shpërthime janë dëgjuar në kryeqytet

Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, me disa shpërthime të dëgjuara pranë një termocentrali në veri të qytetit.

“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko.

Situata tani, pa ekzagjerim, është kërcënuese për Kievin. Nata do të jetë e vështirë”, shtoi ai./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 20:23