Krujë/ Zbulohet kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohet 53-vjeçari

Në kuadër të operacionit të koduar “Plant 3″, është zbuluar kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë, ndërsa në pranga ka rënë  një 53-vjeçar. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. M.

“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3″.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53-vjeç, banues në Mukje, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.


Shtuar 20.05.2024 08:59