Kriza në PD, Alibeaj: Të gjithë një hap pas që demokratët të bëjnë para

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur pas përfundimit të Grupit Parlamentar të PD. Ai tha se të gjithë duhet të bëjnë një hap pas në mënyrë që demokratët të ecin përpara.

“Bashkimi i demokratëve, më 6 mars kuptuam që kishim jo vetëm një pjesë të votuesve të PD por edhe demokratë që votuan për ne, këtu fillon analiza, si ti bëjmë bashkë këto votime përtej grupimeve, ja çfarë duhet të synojmë, duhet të bëjmë të gjithë një hap pas, që demokratët të ecin para.

Që do të thotë çdo zgjidhje e heq problemin. Të hiqet dorë nga fryma përçarëse. Ju e kuptoni fare mirë këtë gjë se ajo që besoj unë është se demokratët të heqin dorë nga përçarja”, tha Alibeaj./albeu.com

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1003553816922409


Shtuar 12.03.2022 17:41