Berisha mbledh sot Grupin Parlamentar të PD

Shtatori ashtu siç ishte paralajmëruar nga krerët opozitarë që do të ishte tepër i nxehtë, edhe ka nisur, me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha që do të mobilizojë të vetët, teksa ka thirrur sot një mbledhje të Grupit Parlamentar.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit në PD, mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Ajo pritet me interes të madh për shkak edhe të vendimit të rreth dy javëve më parë nga 28 deputetë demokratë për të mbajtur kryetar të grupit, Enkelejd Alibeajn.

Mbledhja gjithashtu zhvillohet vetëm 5 ditë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, që është vendosur të mbahet në 26 Shtator dhe pritet që të merren vendime të rëndësishme për aksionin politik.