Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur krizën energjitike këtë të martë.
Kjo gjendje krize do të zgjasë rreth 30 ditë, afat brenda të cilit pritet të tejkalohet kjo gjendje krize.
Lajmin e rëndësishëm e ka bërë të ditur vetë ministri Kreshnik Bekteshi.
Ai shtoi se ende nuk janë marrë masa që do të shtrëngojnë qytetarët për këtë çështje.
“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend. Masa restriktive për momentin nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, ka thënë Bekteshi./albeu.com/