Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD-së Lulizm Basha ka folur për krizën energjike të cilën e quan të stisur.
Sipas Bashës, në vijim të strategjisë së tij, Rama nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë; një borxh 200 milionë euro për t’ja dhënë OSHEE-së si mëlçitë që i varen në qafë ujkut.
“Pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemisë.
Por, pakkush e besoi.
Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.
Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlçitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.
Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, tha Basha.
Më tej u shpreh se nesër opozita do të çojë në SPAK dosjen e abuzimi.
Të gjitha këto duhet të hetohen. Ndaj ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal, për t’ja vënë përpara fytyrës. Korrupsioni nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzojë me djersën e tyre.
Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti cdo familje. Sepse ajo që po ndodh përtej sektorit energjetik është po kaq e rëndë, ajo pasqyrohet në jetën e përditshme, varfërinë që sa vjen dhe shtohet” tha ai./albeu.com