Kritikat ndaj paktit për ‘Zgjedhoren’ me mazhorancën, Bylykbashi përgjigjet ashpër: Broçkulla!

Gjatë diksutimeve për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ka mbajtur fjalën e tij edhe nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi. Ashtu si Bardhi edhe fjala e tij ishte përgjigje ndaj kritikëve të dakordësimit të PS dhe PD.

Bylykbashi theksoi se “kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë”.

Bylykbashi: Kjo është seancë shumë e rëndësishme, është një nga ligjet më të rëndësishme që kalon në Parlamentin e Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore, reforma zgjedhore nuk ndodhi. Mazhoranca socialiste për gati më shumë se dy vjet bllokoi reformën zgjedhore me vetëmohim, e bllokoi duke e mbajtur peng komisionin e reformës zgjedhore, duke përdorur persona që nuk përfaqësonin forcën politike të mandatuar nga opozita dhe mbas dy vjetësh dështoi më pas çdo përpjekje të fundit për të arritur në një reformë zgjedhore, në dy shtylla kryesore, rekomandimet e ODIHR dhe zbatimin e marrëveshjes politike atë të 5 qershorit 2020, e dakordësuar me konsensus, e firmosur në parlament nga PS dhe PD, e përshëndetur nga sekretari i shtetit i SHBA i cili kërkoi kodifikimin e asaj marrëveshje, e përshëndetur nga Bashkimi Europia dhe kancelari të tjera, u thye marrëveshja brenda 1 muaji, çfarë thoshte marrëveshja, nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, çfarë kërkoi sekretari i shtetit kërkoi kodifikimin e kësaj marrëveshje por Edi Rama e theu. Çfarë bëri që e theu.

Hoqi koalicionin, që të gjithë e dimë se çfarë vlere kishte, është koalicioni mekanizmi që është garatantuar rotacioni politik rregullisht në Shqipëri, në vitin 2005 erdhi opozita në pushtet, në vitin 2013 erdhi opozita në pushtet. Edi Rama e dinte shumë mirë se ai ishte koalicioni që garantonte ikjen e tij nga pushteti në vitin 2021. Unë sot dëgjova në këtë sallë të flasin ata që brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Mos të kishte ndodhur ai veprim i përçudnuar politik, sot ky debat në këtë parlament nuk do të ndodhte sepse nuk do të guxonte Edi Rama të përdorte atë që ndodhi më pas, të përdorte ata që erdhën më pas në parlament për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe t’i grabiste fitoren opozitës në 2021. Nqs nuk do të kishte ndodhur 2019-ta, kur u dogjën mandatet dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk ndodhte sepse do të vazhdohej me rregullat që garantonin rotacioni politik, nuk do të kishim as ndryshim të Kushtetutës dhe as sistemin zgjedhor të vitit 2020.

Kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë. Këtu flet një person i cili mbylli çdo lloj, dhe nuk flas për Edi Ramën, për atë lider të opozitës që mbylli çdo lloj gare demokratike në PD, duhet ta përzenin demokratët që të ndodhte garë dhe të votohej brenda për brenda. Këtu demokracia brenda partive politike është në gramat e fundit, por përpiqemi ne në opoiztë të fusim primaret, votimet por nga ana tjetër goditet opozita, arrestohet lideri i saj, i mbahet peng vula, i hiqet mundësia të ketë komisioner financim të garojë me emrin e saj nga ana tjetër mazhoranca vdekje totale.


Shtuar 26.07.2024 18:37