Kristian Prenga fantastik, “shkatërron” amerikanin me KO

Kristian Prenga i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar mund me KO kampionin e peshave të rënda.

Boksieri shqiptar që bokson në Amerikë për peshat e rënda, Kristian Prenga, ka fituar ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fortë si Christopher Arnold.

Prenga e mundi kundërshtarin vetëm me dorën e djathë duke e mbyllur menjëherë ndeshjen që ishte planifikuar në me tetë raunde.

Me këtë fitore ndaj Christopher Arnold, boksieri shqiptar Kristian Prenga shënon fitoren e 11 radhazi që nga humbja e tij e vetme, një humbje pikësh nga Giovanni Auriemma në Holandë.

Këtë fitore Prenga ia ka dedikuar shqiptarëve kudo që ndodhen me një postim në rrjetet e tij sociale ku gjithashtu i falenderon për suportin/albeu.com/


Shtuar 30.12.2023 20:11