Krisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit për Kavajën. Ankesa vjen tre javë pas zgjedhjeve të 11 Majit dhe qëllimi mbetet i paqartë, pavarësisht deklarimeve.

Numri dy i Partisë së Lirisë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të hapen të gjitha kutitë e njësive administrative që përbëjnë zonën zgjedhore Kavajë dhe të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.


Shtuar 2.06.2025 18:12

Tags: , ,