Familja Dalladaku në Lushnje, ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së mbrëmjes së të hënës ku djali 45-vjeçar, Florion Dalladaku masakroi me sëpatë prindërit, duke lënë të vdekur nënën e tij Florije, ndërsa babain e plagosi rëndë.
Pasi i ka masakruar me sqepar, Florioni ka marrë makinën e të vëllait dhe është larguar për t’u kapur më pas nga policia në Fier.
Të lidhura
None found
Familjarë dhe banorë të zonës e njohin 45-vjeçarin, si person me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh.
“Kishte probleme, kurohej. Duhesh çuar aty ku duhet sepse u rëndua. Por ai shenjat i dha vite më parë, unë kam qenë në Greqi. Bëri një skandal, plagosi njërin. Por pastaj sikur u stabilizua, shkoi edhe në Itali me vëllëzërit. Por si duket nga ajo që nuk kurohej rregullisht”, tha një banor i zonës.
“Familje e qetë, e mirë, punëtore. Por ky djali thonë që ka pasur probleme mendore. Këta e çuan vjet në Elbasan. Ka pasur probleme me familjen edhe më parë. Ka qenë cik problematik, por nuk e di si ka qenë puna. Por ai ka qenë me probleme mendore”, tha një tjetër banor i zonës.
