Paskuqani është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Dan Hutra, i cili sapo kishte dalë nga burgu, ka shkuar me kallashnikov në shtëpinë e ish-gruas duke qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ai ka vrarë motrën e ish-bashkëshortes dhe të fejuarë e ish-kunatit e Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, ndërsa ka lënë të plagosur ish-gruan e tij dhe nënën e kësaj të fundit Elena dhe Kujtime Hysa, të cilat ndodhen në spital.
Pas ngjarjes, autori është arratisur me një mjet “c-Class”, duke humbur gjurmët, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Postoblloqe janë ngritur në hyrje dalje të Tiranës, ndërsa mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në vendngjarje.
Një nga kushërinjtë e familjes Hysa është pyetur nga gazetarët për ngjarjen.
“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,”, u shpreh zonja, e cila gjithashtu tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Sipas dëshmisë së zonjës për Euronews, ajo 7 apo 8 muaj që ishte ndarë.
Lidhur me krimin, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar./albeu.com