Krime makabre e zhdukje provash, çfarë po ndodh në Livadhet e Shkodrës (VIDEO)

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në “Livadhe” Shkodër u gjet trupi i Endri Mustafës, vetëm 32-vjec.

I riu ishte i zhdukur prej 3 ditësh dhe familja kishte denoncuar në polici humbjen e tij.

Trupi i Mustafës u gjet nga policia në Livadhe, një vend në Shkodër i cili tashmë njihet për vrasjet e bujshme.

Për shkak të terrenit dhe mos banimit nga njerëzit, autorët e krimëve preferojnë të zhdukin gjurmët apo dhe të kryejnë krimet në këtë zonë shumë të njohur të Shkodrës.

Vrasja e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali:

Pas krimit të bujshëm para shtëpisë së tyre, autorët dogjën makinën në Livadhe.

Ekzekutimi i biznesmenit Arian Ferracaku:

Biznesmeni që kishte dalë xhiro me kalë me shokët e tij, qëlluan dhe e vranë pikërisht në Livadhe.

Vrasja e Endri Mustafës:

I riu, jo një emër i panjohur për Policinë e Shtetit, është qëlluar 7 herë me plumba, 1 herë në gojë, 3 herë në kokë dhe 3 herë në gjoks.

Endri Mustafa, i vrarë kush e di se ku, është tërhequr zvarrë për disa metra dhe është lënë i braktisur pas disa ferrave në Livadhe. /albeu.com/

 

 

Shtuar 17.05.2021 01:05