Një krim ka ndodhur së fundmi në një familje greke. Një 73-vjeçare ka mbytur me rrip çante motrën e saj 75 vjeç.
73-vjeçarja është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Pierisë.
Dyshohet se motrat vuanin nga problemet e shëndetit mendor, shkruajnë mediat greke.
Në vendngjarje kanë mbërritur njësitë kompetente të Zyrës së Hetimit Kriminologjik të Drejtorisë së Policisë Pieria si dhe është urdhëruar një autopsi e trupit të viktimës./albeu.com