Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari në Kretë, mori plagë në bark dhe në qafë

GREQI- Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës.

67-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij 63-vjeçar pas konfliktit mes tyre.

Sipas mediave helene, dy vëllezërit gjatë ditëve të fundit, kishin jetuar bashkë në shtëpinë e prindërve dhe kanë pasur një debat të ashpër mes tyre.

63-vjeçari e goditi vëllain e tij me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe në bark. Goditja rezultoi fatale dhe për pasojë humbi jetën. 63-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 14.02.2026 21:59