Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri/ Burri vret gruan, 38-vjeçarja gjendet e pajetë në oborrin e banesës

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri, ku burri me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare. Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, ndërsa gruaja raportohet se u gjet në oborrin e banesës me plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës, por edhe armë zjarri.

Autori i dyshuar, një 47-vjeçar ende i paidentifikuar u kap shpejt nga policia dhe është tashmë në paraburgim.

Të lidhura

None found

Sipas hetuesve, çifti kishte debatuar shpesh kohët e fundit, por motivi i aktit të dhunshëm mbetet i paqartë. Po ashtu është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit.


Shtuar 6.04.2026 12:23