Krim i rëndë brenda familjes/ Babai vret djalin 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Witten në Gjermani, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë nga babai i tij.

Raportohet gjithashtu, se nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë.

Të lidhura

None found

Ngjarja dyshohet të ketë nisur si një konflikt verbal brenda banesës familjare, i cili më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës.

Sipas policisë, në konflikt ishin të përfshirë anëtarë të ngushtë të familjes, ndërsa situata doli jashtë kontrollit me përdorimin e një mjeti të mprehtë.

Autoritetet kanë ndërmarrë kontrolle të shumta në zonë, ndërsa babai është arrestuar rreth 100 metra larg banesës.

Sipas raportimeve, telefonata e parë emergjente është regjistruar në orën 10:29 të mëngjesit.

Një dëshmitar okular, ka deklaruar se autori i dyshuar kishte duart e mbuluara me gjak dhe ishte i shtrirë në tokë nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërkohë, rreth 20 dëshmitarë të ngjarjes po marrin mbështetje psikologjike nga ekipet e specializuara të emergjencës.


Shtuar 28.03.2026 15:07