Krim i paralajmëruar? Dan Hutra dhunoi barbarisht ish-partneren në sy të fqinjëve, 8 muaj më vonë kreu masakër

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja makabre e ndodhur ditën e djehsme në Tiranë, ku u vranë tre gra dhe u plagosën tre të tjera.

Autori i masakrës, Dan Hutra, ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, psi 8 muaj më parë kishte dhunuar Elena Hysën, ish-partnerja e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të të gjithë fqinjëve, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

“8 muaj më parë Dan Hutra, në sy të gjithë fqinjëve ka ardhur me fugon ka ardhur dhe ka dhunuar Elenën në sy të fqinjëve në mënyrë barbare”, raportoi gazetari.

Vetëm 8 muaj pas këtij rasti, etja e Dan Hutrës për gjak nuk u shua kurrë dhe ai i mori jetën kunatës dhe nuses së vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Në të njëjtën ditë ai plagosi të dashurën Marjana Gurakuqi dhe vrau Etleva Kurtin në Kamzë.

 

 

Dan Hutra u arrestua pas thuajse gjashtë orësh në kërkim, në Sharrë, dhe deklaroi para policëve se donte të bënte një vrasje tjetër. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 10:08