Krijuan skemë abuzive duke zhvatur mbi 200 mijë euro nga llogaritë e klientëve, arrestohet 2 punonjës

Një operacion i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të dyshuar abuzimi me llogaritë bankare të klientëve, duke çuar në arrestimin e dy punonjësve të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.

Ndërkohë gjashtë punonjës të tjerë janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër persona janë pezulluar nga detyra.

Të lidhura

None found

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se hetimet nisën pas denoncimeve të disa qytetarëve, klientë të bankës, të cilët konstatuan se shuma të konsiderueshme parash mungonin në llogaritë e tyre bankare.

Dyshohet se punonjësit e përfshirë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të përvetësuar fondet e klientëve përmes veprimeve të kundraligjshme. Deri më tani, dëmi i dokumentuar nga hetuesit llogaritet në mbi 200 mijë euro.

Burimet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme, pasi ekzistojnë dyshime se numri i klientëve të dëmtuar nga kjo skemë është i madh.


Shtuar 3.06.2026 09:29

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahisbetpark girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiceltabetJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtestjojobet