Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se në mbledhjen e qeverisë është vendosur që të investohen 65 milionë euro në sektorin bujqësor.
Tri shtyllat ku do të investohen, sipas Kfricës, janë: Zgjerimin e skemave të ujitjes dhe kullimit, investime në pikat e AKU në kufi për sigurinë ushqimore si dhe zgjerimin e aksesit në treg për fermerët e vegjël.
“Kemi miratuar një mbështetje financiare për sektorin bujëqsor. 65 milionë euro për tre themele kryesore; Zgjerimin e skemave të ujitjes dhe kullimit duke implementuar pajisje inovative. Do të kryehet një implemetin i rëndësishëm për pompat. Do të rinovojmë burimet e energjisë në 27 hidrovoret që kemi, duke i pajisur me panele diellore. Shtylla e dytë është ajo e sigurisë ushqimore. Do të kryejmë investime në pikat kufitare ku AKU ushtron aktivitetin. Shtylla e tretë, për zgjerimin e aksesit në treg për fermerët e vegjël, me platforma microhams. Prodhursit tanë do të kenë mundësinë të nxjerrin produktet direkt në treg për t’i shitur”, tha Krifca./albeu.com