Kreu i SPAK: Vijojmë hetimin e zyrtarëve të lartë

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë fjalës së tij në konferencën  “Forcimi i drejtësisë penale”, pasi bëri një bilanc të punës deri më tani, tha se po vijohet me luftën kundër korrupsionit dhe hetimin e zyrtarëve të lartë.

Kraja shtoi se, bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është drejt përfundimit grupi i parë nis punën dhe grupi i dytë besoj se deri në fund të vitit të jetë gati. Nisur nga numri i miratuar i grupit të Byrosë së Hetimit është e rëndësishme që të mendohet për hapësirën e tyre.

Besoj se do të kemi punë për të bërë sidomos në raportimin e të dhënave. Në raport me ministrinë kemi disa detyrime për të qenë korrekt sa më shumë në raportin e punës. Gjithashtu dhe bashkëpunimi me grupet e punës që janë të hartuar nga ministri. Dhe ligji për përgjimet e policisë së shtetit ne kemi qenë kundër dhe gjykata ka kërkuar rishikimin e saj. Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore. Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar  dhe do të vijojnë deri në fund. Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve.

Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë por me vullnetin e të gjithë prokurorëve do të mund t’ja dalim. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet”, tha Kraja./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 13:08