Në orët e para të kësaj të hëne, kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.