Kremlini: Rusia gati për të mbajtur raundin e dytë të bisedimeve

Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit, tha se Rusia është e gatshme të zhvillojë një raund tjetër negociatash me Ukrainën që në mbrëmjen e sotme.

Megjithatë, ai tha se ka informacione kontradiktore në lidhje me bisedimet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha dje se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të vazhdojnë bisedimet.

Peskov shtoi se Moska duhet të formulojë një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura për të dëmtuar ekonominë ruse.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas i thanë Reuters sot se mbajtja e më shumë bisedimeve me Rusinë ishte në diskutim , por nevojitet një “axhendë thelbësore”.

Data për një raund të dytë bisedimesh thuhet se është “në diskutim”.


Shtuar 2.03.2022 11:12