Avionët luftarakë rusë nuk ranë në kontakt me një dron amerikan i cili u rrëzua mbi Detin e Zi, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Ministria pretendoi se droni ishte manovruar nga pilotët e tij shumë ashpër, duke çuar në humbjen e lartësisë dhe përplasjen e MQ-9 me ujin.
“Ushtarët rusë nuk përdorën armët e tyre në bord, nuk ranë në kontakt me UAV-në dhe u kthyen të sigurt në aeroport”, tha ministria e mbrojtjes.
Droni po fluturonte drejt kufirit rus me transponderët e tij – pajisjet e komunikimit me valë – të fikur, tha ministria.
Thuhet se luftëtarët rusë ishin në zonë për të identifikuar objektin.
Përgjigja ruse vjen pasi SHBA-ja akuzoi dy nga pilotët e Moskës se u përpoqën të hidhnin karburant mbi dronin përpara se njëri të priste helikën dhe ta rrëzonte atë. /albeu.com