Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Britaninë e Madhe ku po merr pjesë në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Rama ndau pamje nga fotoja familjare me liderët pjesëmarrës në këtë Samit që po mbahet në Oxford.
Rama ndodhet në rresht të parë mes Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.