KQZ pret 19 delegacione ndërkombëtare në kuadër të programit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mirëpritur në Shqipëri 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave që operojnë në fushën e zgjedhjeve, në kuadër të zgjedhjeve Parlamentare të 11 majit.

Siç njofton KQZ, përfaqësuesit ishin nga Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Estonia, Gjeorgjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia si dhe nga Organizata Botërore e Trupave Zgjedhore.

Gjatë takimeve të zhvilluara, delegacionet u informuan mbi përgatitjet e procesit zgjedhor, mënyrën e funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, monitorimin e fushatës zgjedhore, etapat dhe ecurinë e procesit të votimit elektronik, identifikimin elektronik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

KQZ prezantoi gjithashtu masat e ndërmarra për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor, si dhe bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të parandaluar krimet zgjedhore dhe për të shmangur përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.

Delegacionet ndërkombëtare do të qëndrojnë në vendin tonë edhe gjatë ditës së zgjedhjeve për të ndjekur nga afër procesin dhe do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë disa prej pikave turistike dhe kulturore të Shqipërisë.

Njoftim nga KQZ

KQZ Shqipëri priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave që operojnë në fushën e zgjedhjeve.

Përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, Estonia, Gjerogjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia dhe të Organizatës Botërore të Trupave Zgjedhore ndodhen në vendin tonë në kuadër të “Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili zhvillohet për herë të dytë nga KQZ.

I njohëm ata me përgatitjet e procesit zgjedhor, mënyrën e funskionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, monitorimin e fushatës zgjedhore, etapat dhe ecurinë e procesit të votimit elektronik, identifikimin elektronik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

Prezantuam një tablo të plotë të masave të marra për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor. Ata u njohën edhe me përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.

Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë, synon që të prezantojë jo vetëm eksperiencën shqiptare të përgatitjes, menaxhimit dhe administrimit të procesve zgjedhore, por edhe të ofrojë edhe përvojën e risive të suksesshme që Shqipëria ka implementuar në proceset zgjedhore si, identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe votimi nga jashtë.

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.


Shtuar 10.05.2025 17:33