KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024, sa para merr PS dhe PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ndarë sot fondet e vitit 2024 për Partitë politike. Në total, janë plot 345.6 milionë lekë që do të shpërndahen nga KQZ.

Partia Socialiste, merr pjesën më të madhe të fondit me 151.4 milionë lekë.

Pas saj vjen PD-ja me 106.6 milionë lekë.

Partia e Lirisë, ka marrë 15.5 milionë, ndërsa PSD-së i janë akorduar 12.3 milionë lekë.

Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647.

Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.


Shtuar 20.02.2024 12:30