KQZ ndan fondet për forcat politike, bazuar në rezultatet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që fituan në zgjedhjet e 11 Majit.

Për shkak se këto parti garonin për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ato nuk morën fonde nga buxheti i shtetit për fushatën e tyre elektorale.

Ndaj KQZ bazuar mbi rezultatet, ka caktuar shumën qe i takon secilës prej këtyre forcave politike. Sipas llogaritjeve të KQZ një votë në zgjedhjet e 11 majit vlen 94 lekë.

Ndaj për këtë arsye partia e drejtuar nga Arlind Qori përfiton 2.3 milionë lekë, partia e Adriatik Lapajt merr 3.8 milionë lekë, mundësia e Agron Shehajt 4.6 milionë lekë dhe partia e Lulzim Bashës merr 1.9 milionë lekë.


Shtuar 20.09.2025 15:59