KQZ-ja shpall sot rezultatet përfundimtare për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, tha Elezi.

Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit. /Telegrafi/


Shtuar 16.12.2021 08:36