Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin dy deputetëve më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj dhe Petrit Dodës.
Konkretisht Oriela Nebiaj lë botën e televizionit për të hyrë në Kuvend, pasi mandati u la bosh pas dorëheqjes së Grida Dumës. Duket se Nebiaj dhe Duma kanë ndryshuar vendet, pasi Nebiaj futet në politikë, ndërsa Duma u angazhua në televizion.
Ndërkohë Petrit Doda në qarkun e Tiranës, zëvendëson deputetin Alfred Rrushaj pas dorëheqjes së këtij të fundit./albeu.com/