Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit).
Ky i fundit konfirmoi në detyrë prokurorin e Sarandës Kledian Llaho.
Sipas IKP paraqiten gjetje dhe rrethana ligjore që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, duke përbërë në këtë mënyrë shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave.
“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kledian Llaho”, thuhet në deklaratën e IKP./Albeu.com./