Kovaçevski: SASHK të jetë i sinqertë me anëtarët e vet, jemi të hapur për zgjidhje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është shprehur se qeveria ka qenë për negociata që në fillim me anëtarët e SASHK.

Por sipas Kovaçevskit, SASHK duhet të jetë i sinqertë me anëtarët e tij.

Ai shtoi se mund të gjendet një zgjidhje e pranuar nga të dyja palët, si nga qeveria, ashtu edhe nga SASHK.

“Negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social. Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej 6 muajsh deri në harmonizimin e pagave, ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u pa e hapur dialogun brenda atyre 6 muajve filloi grevën sipas meje i shpërqendron mësimdhënësit”, tha Kovaçevski./albeu.com/


Shtuar 21.04.2022 13:27