Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.
Ai tha se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi, raporton Telegrafi.
Ai tha paga minimale e përcaktuar sot do të hyjë në fuqi nga 1 tetori në mënyrë që bizneset dhe organizatat tjera të bëjnë përshtatjet e nevojshme.
Sipas tij, nga ky vendim do të preken mbi 150 mijë të punësuar.
Ministri tutje tha se së bashku me ATK dhe Inspektoratin e Punës do të bëjnë kontrolle rutinore në mënyrë që të sigurohen që vendimi të zbatohet.
https://www.facebook.com/share/zi4AXWzVcJ84785K/?mibextid=WC7FNe