Teksa mbrëmjen e sotme në Tiranë do të luhet finalja e Conference League, priten trazira të mëdha në kryeqytetin shqiptar.
Trazirat dhe dhuna kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, ku në disa zona të Tiranës ka pasur përplasje mes tifozëve dhe policisë.
Në mbështetje të forcave të sigurisë së vendit tonë ka dalë Kosova, e cila ka dërguar 40 efektivë policie.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, shkruhej në një njoftim. Roma-Feynoord do të luhet në orën 21.00, në Air Albania./albeu.com/