Kosova fillon vaksinimin masiv

Ministri Vitia, i cili në një konferencë të para pak çasteve për media, ka thënë se nga fundjava e ardhshme do të punohet edhe të shtuneve e të dielave.

“Vaksinimi do të vazhdojë, por jo vetëm kaq. Ai do të rritet. Kjo pasi qytetarët, nga fundjava e ardhshme, jo nga kjo, por ajo e ardhshmja, do të mund të vaksinohen edhe të shtuneve e të dielave”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

Kujtojmë se ky i fundit është kritikuar shpeshherë për mospunën e qendrave të vaksimit fillimisht gjatë vikendeve, por edhe pastaj për të dielave, pasi momentalisht të shtuneve shpërndahen vaksinat, kuptohet vetëm për ata që kanë siguruar termin më herët. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 16:51