“Kosherja” nis sonte rrugëtimin në ABC, “të pathënat” e spektaklit që bëri bashkë emrat e njohur

Mbrëmjen e sotme në ekranin e ABC fillon spektakli më i ri i humorit në Shqipëri “Kosherja”.

Ky projekt është një rikthim Altin Bashës si autor dhe i regjisorit Elton Papuçiu, të cilët kanë premtuar shumë surpriza.

I ftuar në “ABC e Pasdites”, pak ditë më parë Basha zbuloi se pjesë e spektalit do të jenë aktorë të njohur të skenës si Olta Daku, Eriona Kakeli, Besmir Bitraku, por edhe shumë talente të rinj, të cilët premtojnë shumë.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe kanë tërhequr dy moderatorët e “Kosheres”. Bëhet fjalë për prezantuesen Jona Spahiu, e cila ka spikatur gjithmonë për thjeshtësinë e saj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku.

Ky i fundit, përveç se do të drejtojë programin, do të sjellë në skenë edhe gjitha rolet e tij më të njohura, nga “Skifteri” deri te “Mbështetësi i PD-së”.

Dyshja me njëri-tjetrin gëzojnë raporte shumë të mira. Kjo gjë është vënë re edhe nga prapaskenat e spektaklit. Por para disa javësh, ka qenë Jona që ka specifikuar “kiminë” mes tyre në emsionin “ABC e Mëngjesit”.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shum të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

Padyshim një vend të rëndësishëm në këtë program merr edhe skenografia e punuar nga Albi Çiftligu, e cila do të jetë mbresëlënëse duke deportuar në çdo familje shqiptare mbrëmjen e së dielës. Eleganca dhe mjeshtëria do të dominojnë “Kosheren” dhe për këtë nuk ka asnjë pikëpyetje. Gjithçka mund ta vërtetoni duke nisur nga sot.


Shtuar 14.03.2021 17:11