GJKKO ka dënuar me 2 vite e gjashtë muaj burg ish-drejtorin e burgut “313”, Eduard Strugaj.
Ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër vite burgim.
Nga ana tjetër, Ervin Kurtulla, pronar i dyqanit të burgut, u shpall fajtor dhe u dënua me tre vite burg.
Për Strugajn dhe Ahmetajn është vendosur heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.
Sipas informacioneve, shkak për dënimin e tyre është bërë korrupsioni me dyqanin e burgut./albeu.com/