“Korrupsioni është kancer”, paralajamëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë (FOTO LAJM)

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shpërndarë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar pikërisht korrupsionin, teksa ky i fundit sipas saj, konsiderohet si kancer.

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të vendosur para përgjegjësisë aktorët e korruptuar, për të forcuar kapacitetin dhe për të ekspozuar aktet korruptive,” shkruan Kim./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 17:50