“Korridoret e gjykatës si pistë modelingu”, ILD nis verifikimin në terren për Kapedanin

Pas pamjeve provokuese së kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, inspektoriati i lartë i drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në gjykatën.

Ky ekip,  do të fotografojë zyrën dhe ambientet e gjykatës së Elbasanit, për të parë nëse ato janë të njëjta me videot që postonte Kapedani në tik-tok.

Gjyqtarja e mohoi që të kishte hedhur video nga zyra e saj në këtë aplikacion, duke aluduar se dikush po ia bën puccin.

Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020. Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, pjesëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Viktor Ymerin në 27 dhjetor 2019, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës.


Shtuar 31.05.2021 16:28